Negociatat me BE- Rama nga Brukseli: Hap i rëndësishëm, shpresojmë që në 2025-ën të mbyllim të gjithë klasterat

Negociatat me BE- Rama nga Brukseli: Hap i rëndësishëm, shpresojmë që në 2025-ën të mbyllim të gjithë klasterat

“Hap i rëndësishëm për hapjen e klasterit të ri”, ka qenë kjo deklarata e bërë nga Kryeministri EdiRama nga Brukseli në kuadër të mbajtjes së Konferencës së tretë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për hapjen e grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë”.

Kreu i qeverisë shqiptare shpreson që deri në pranverë të hapen më shumë klastera.

Jemi këtu për të bërë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një klaster të ri, i cili është shumë i rëndësishëm përsa i përket planit tonë, sepse është një hap i cili po bëhet sipas planit. Po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klastera, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me klasterat e hapur. Është vërtetë ditë e mirë për vendin tonë dhe është hap motivues për të gjithë ne”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shoqërohet nga Ministri i Jashtë Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni.

Hapja e grupkapitullit të VI të negociatave “Marrëdhëniet me jashtë” përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”, raporton rtsh.

Share This