
Në Vlorë nis plazhi
Në Vlorë po mbizotëron mot i mirë me temperatura deri në 20 gradë Celsius.
Sipas Top Channel, vlonjatët në këto ditë me diell, po shijojnë edhe plazhin, transmeton Klankosova.tv.
Mes të apasionuarve, është edhe një 68-vjeçar nga Fieri, që e frekuenton plazhin në këto ditë dimri, bashkë me gruan.
“Neve na pëlqen, na është bërë si adrenalinë kjo punë, sa herë është koha e mirë, këtu na ke. Nuk na kap as gripi, asgjë“, thotë ai.