Në Spanjë janë të bindur: Reali dëshiron Haaland, ja pse mund të bëhet

Në Spanjë janë të bindur: Reali dëshiron Haaland, ja pse mund të bëhet

Objektivi numër një i Real Madridit për të forcuar sulmin është Mbappé, duke pasur parasysh se yllit francez i skadon kontrata me Paris Saint Germain.

Në rast se negociatat do të ngecnin, klubi spanjoll do të mendonte konkretisht për paraqitjen e një oferte për Haaland. Sulmuesi gëzon respektin e Ancelottit dhe Reali nuk do të frikësohej nga kostoja e mundshme e një operacioni që do të ishte sensacional.

Siç zbulohet nga ‘AS’, kontrata e Haaland përfshin një kosto të arsyeshme për një klub të huaj. Për momentin, futbollisti ka një vlerësim mbi 200 milionë euro, por kjo shifër monstruoze vlen vetëm për klubet e Premier League. Klauzola do të ishte mjaft e përshtatshme për klube të tjera përveç atyre angleze, me kosto që i afrohet 100 milionëve.

Një shifër që Real Madrid mund ta përballonte, as nuk do të përjashtohej – përsëri sipas AS – që Haaland do të arrinte bashkë me Mbappé, duke marrë parasysh që ky i fundit do të jetë në dispozicion për blerje në një transferim të lirë. Los Blancos vazhdojnë të monitorojnë norvegjezin, duke e mbajtur atë në krye të listës së objektivave të transferimit për të ndërtuar një sulm yjor.

Share This