“Në Real s’je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merri 350 milionë euro”, legjenda franceze këshillon Mbappen

“Në Real s’je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merri 350 milionë euro”, legjenda franceze këshillon Mbappen

Legjenda e Francës Marcel Desailly ka këshilluar sulmuesin Kylian Mbappe të shkojë në Arabinë Saudite, ngase në Real Madridi nuk do të jetë numri një.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Desailly e ka kritikuar Mbappen duke e paralajmëruar që të konsiderojë lëvizje tjera dhe të mos i bashkohet Realit.

“E kam thënë më herët, do të shkoja në një kontinent tjetër. Nuk jam i sigurt nëse Real Madridi është vendi i duhur për të. Aty është Vinicius në të majtë, një lojtar me cilësi si Bellingham prandaj Mbappe nuk do të jetë numri një absolut”.

“Nëse mendoni për futbollin, për 350 milionë euro do të shkoja në Arabinë Saudite për një vit dhe më pas do të kthehesha sezonin e ardhshëm, në vitin e Kupës së Botës. Në moshën 26 vjeç e gjysmë, do të merrja para dhe do të luaj futboll”, deklaroi francezi gjatë komentimit për “beIN Sports”.

Përndryshe, Mbappe është afër kalimit te Reali ku vetëm disa detaje kanë mbetur për t’u kompletuar, ngase janë pajtuar në aspektin e pagës dhe pozitës që do të luajë.

Francezi pavarësisht përpjekjeve ka dështuar ta fitojë Ligën e Kampionëve me PSG-në, ndërsa tani shpreson që një gjë të tillë ta arrijë në fanellën ‘galaktike’.

Share This