Në Prizren, qytetari e gjen portofolin me 530 euro, e dorëzon në polici
Qytetari me inicialet A.D., në Prizren ka dorëzuar në polici një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare të Vërmicës.
Sipas policisë, në portofol kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë prej 530 euro dhe një dollar amerikan.
“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer. Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton rtk.