Në Prishtinë do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali `Ibrahim Rugova`
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar që së shpejti në kryeqytet do të ndërtohet biblioteka dhe memoriali “Ibrahim Rugova”.
Rama ka theksuar se veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.
“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova”. Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar”, ka thënë ai.
Rama ka theksuar se Rugova, ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë.