“Në Prekaz te Baca Adem”, festa e vajzave të Kosovës U18 pas kualifikimit për në Botëror (VIDEO)

“Në Prekaz te Baca Adem”, festa e vajzave të Kosovës U18 pas kualifikimit për në Botëror (VIDEO)

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll është kualifikuar në Kampionatin Botëror që në gusht mbahet në Kinë.

Në ndeshjen vendimtare për kualifikim, Kosova e mposhti Nigerinë me rezultat 22:16.

Hendbollistet e Kosovës dhe të Nigerisë janë përballur të dielën paradite në Tashkent të Uzbekistanit, në finale të IHF Trophy Intercontinental. Ndeshja ishte betejë e vërtetë.

Një video të publikuar nga festa e vajzave të Kosovës, pas kësaj arritje të madhe, dëgjohen vajzat duke i kënduar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Share This