Në një atmosferë festive, KOK-u pret Dardanet që bën historinë
Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll në konkurrencën e fermave, është kthyer nga Tashkenti i Uzbekistanit, ku të dielën e siguroi kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Dardanet e reja bënë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Botëror, i cili gjatë kësaj verë mbahet në Kinë.
“Besa-besë, besën e kem dhanë, për Kosovë, jetën dojmë me dhanë”…
Në atmosferë të tillë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll U-18, u prit në zyret e Komiteti Olimpik të Kosovës, pas suksesit historik – kualifikimit në Kampionatin Botëror “Kina 2024”.
“Optimizmi dhe krenaria që kishin vajzat, jep shpresa se edhe në Botërorin e Kinës do të përfaqësojnë vendin denjësisht”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.