Në lojë janë dhjetëra miliona euro, Juventusi feston eliminimin e Lacios nga Champions

Në lojë janë dhjetëra miliona euro, Juventusi feston eliminimin e Lacios nga Champions

Drejtuesit e Juventusit me siguri kanë fërkuar duart sot teksa kanë parët Bayern Munich duke eliminuar Lazion nga Liga e Kampioneve.

Kjo i ka hequr bardhezinjve një rival problematik për një shpërblim prej dhjetëra miliona eurosh dhe tashmë pret që të njëjtin fat ta ndjekë edhe Napolin në javën e ardhshme.

Gjithçka ka lidhje me Botërorin e Klubeve që zhvillohet vitin e ardhshëm për herë të parë me formatin e ri me 32 skuadra. Duke marrë parasysh rregullat e kompeticionit në fjalë, nga Evropa marrin pjesë 12 klube dhe duke pasur koeficient ndërkombëtar të lartë, nga Italia është e sigurt që do të jetë Interi. Ekipi i dytë me koeficienti më të lartë për momentin është Juventusi.

Ky i fundit kërcënohej nga një kualifikim i mundshëm i lacialëve, pasi me dy fitore, ata e kapërcenin në renditjen e UEFA-s. Por me eliminimin nga Bayerni, tashmë kjo mundësi nuk ekziston më. Nëse javën tjetër eliminohet edhe Napoli përballë Barcelonës, atëherë Juventusi do të ketë të garantuar pjesëmarrjen në aktivitetin që zhvillohet në SHBA dhe nga i cili klubet do të përfitojnë shuma të rëndësishme.

Share This