Në kërkim të titullit të parë në histori, Bayer Leverkusen “surpriza” e këtij sezoni të Bundesliga-s

Në kërkim të titullit të parë në histori, Bayer Leverkusen “surpriza” e këtij sezoni të Bundesliga-s

Bayer Leverkusen ka ndryshuar të gjithë humorin në Gjermani, me “Aspirinat” që kryesojnë kampionatin me meritë dhe për me tepër pa asnjë humbje, teksa pas javës së 18-të, skuadra e Alonso-s mori edhe një “bekim” nga Werder Bremen që triumfoi përballë Bayern-it.

Bavarezët e drejtuar nga Tuchel u dorëzuan në shtëpi, me Werder Bremen që fitoi në “Allianz Arena” për herë të parë pas 20 shtatorit të vitit 2008.

Në këtë raund, Leverkusen dhuroi spektakël në përmbysjen ndaj Leipzig dhe tashmë numëron 18 ndeshje radhazi pa humbje në Bundesliga, me disfatën e fundit që është regjistruar në javën e fundit të sezonit të kaluar ndaj Bochum.

Diferenca midis Leverkusen dhe Bayern Munich momentalisht është shtatë pikë, por mund të ndryshojë, pasi bavarezët kanë një ndeshje më pak, ndërsa muaji shkurt mund të jetë përcaktues për titullin në këtë sezon.

“Aspirinat” do të masin forcat fillimisht përballë M’Gladbach e më pas ndaj Darmstadt përpara duelit direkt me kampionët e Gjermanisë, ndërsa skuadra e Tuchel do të rekuperojë fillimisht në takimin ndaj Union-it, e më pas do të sfidojë Augsburg-un dhe M’Gladbach.

10 shkurti është shumë pranë dhe deri atëherë, Bayer Leverkusen do të shpresojë që përballë Bayern-it të shkojë me një diferencë komode dhe më pas dueli direkt mund të jetë “barometri” duhur për titullin kampion, me Leverksuen që po shpreson të prek titullin e parë kampion në Bundesliga.

Share This