Në gjurmët e Xavit dhe Alonso-s, e ardhmja në bankinë për Iniesta?
Pas triumfit të Xavi sezonin e kaluar dhe atij të Xabi Alonso në Gjermani, shumë në Spanjë po pyesin se kush do të jetë kampioni i ardhshëm që do të bëhet një trajner i madh.
Në këtë kuptim, shumë janë gati të vënë bast për Andrés Iniesta, një nga mesfushorët më të mëdhenj në historinë e futbollit spanjoll, i cili mund të fillojë së shpejti jetën e tij të re sportive, edhe pse për momentin nuk po mendon të tërhiqet.
Pas largimit nga Barcelona në vitin 2018, ai luajti 5 vite në Japoni, për Vissel Kobe, përpara se të transferohej në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mban veshur fanellën e Emirates FC. Iniesta do të mbushë 40 vjeç më 11 maj dhe tashmë ka një propozim në tavolinë për të drejtuar skuadrën sezonin e ardhshëm.
“Është një mundësi e vështirë, edhe pse nuk përjashtohet, duke qenë se kontrata skadon më 30 qershor 2024. Ai ka një opsion të njëanshëm për të rinovuar edhe për një vit, por gjithçka do të varet nga skuadra, nëse do të mbetet në të parën”, tha presidenti Youssef. Al-Batran.
Emirates aktualisht zë vendin e parafundit në tabelë, tetë pikë pas Ajman:
“Nëse skuadra do të mbijetonte, ne do të hapim negociatat për një rinovim me të, sepse ai është ende në gjendje të shkëlqyer teknike dhe fizike dhe mund të luajë me ne dy ose tre sezone, por nëse biem nga kategoria, nuk do të pranoj që një lojtar me vlerën e tij të bjerë në kategorinë e dytë”.