Në gjurmët e Cristiano Ronaldos, ylli i ri i Realit është… Bellingam Vinicius barazon Roberto Carlosin
Jud Bellingham është padyshim ylli i momentit te Reali i Madridit.
Mesfushori anglez është shndërruar në një lider te skuadra e Ancelottit, teksa me golat e tij, ka rrëmbyer skenën, edhe pse ka vetëm pak muaj që është tranferuar tek galaktikët.
Bellingham gjeti rrugën e rrjetës edhe në duelin e sotëm ndaj Napolit, ku Reali triumfoi me rezultatin 2-3. Ai është lojtari i tretë që shënon në 2 ndeshjet e tij të para për madrilenët në Champions, pas Cristian Karembe në 1998 dhe Cristiano Ronaldos në 2009.
Ndërkohë për sa i përket brazilianit Vinicius Junior, ai tashmë ka shënuar 16 gola për Real Madridin në Champions, duke barazuar Roberto Carlosin, si brazilianin me më shumë gola për klubin në Champions.