Në garë për dy trofe, Shaqiri: Jemi të gjithë krenarë

Në garë për dy trofe, Shaqiri: Jemi të gjithë krenarë

Basel po zhvillon një sezon mjaft pozitiv teksa kryeson kampionatin në Zvicër, sakaq luan edhe në finalen e Kupës.

Mesfushori me origjinë shqiptare i kësaj skuadre, Xherdan Shaqiri  dha një intervistë mjaft interesante për “20 minutën”.

“Po bëj çdo gjë që të jem i suksesshëm me Baselin. Tani mund të fokusohemi në ligë. Kemi ndeshje të vështirë me Servetten, por me stadiumin plot mund të bëjmë hapin para”, ka thënë Shaqiri.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë janë të lumtur. Në finale të kupës arrihet vetëm me shumë punë. Jemi të gjithë krenarë dhe duam të fitojmë trofeun në Bernë. Do të jetë një ndeshje e madhe në stadium të mbushur. Finalet e Kupës janë gjithnjë të veçanta”, ka shtuar Shaqiri.

Share This