Në Francë lodhen nga Mbappe, ish-futbollisti: Shpresoj të largohet!
Kylian Mbappe është në sezonin e fundit të kontratës me Paris Saint-Germain dhe me shumë mundësi në verë do të largohet me parametër zero drejt Madridit për të vazhduar karrierën me Realin.
E ardhmja e sulmuesit, tashmë prej vitesh është shndërruar në një serial me shumë episode dhe në Francë ka nga ata të cilët janë lodhur nga sjellja e 25-vjeçarit.
Së fundmi, është ish-lojtari i Francës, Kampion i Botës në vitin 1998, Christophe Dugarry i cili thekson se me gjithë shpirt uron që Mbappe të largohet nga Ligue 1.
“Tani çdo gjashtë muaj nisim dhe flasim për të ardhmen e Mbappe, qëndron apo largohet, shumë dilema… Kjo më bezdis dhe ndihem i lodhur. Nuk më intereson me se çfarë vendimi do të marrë Mbappe. Shpresoj me gjithë shpirt që të largohet, edhe në fushë më duket sikur po përçon një shembull negativ.
Është bërë i parashikueshëm në duele, i mungon forca dhe karakteri, nuk lufton si më parë. Kam vënë re që tërhiqet nga duelet. Mbappe duhet të mos harrojë që futbolli është një sport kolektivi dhd jo individi.
Donte të ishte lideri i skuadrës dhe tani që është më duket si një fëmijë që vetëm ankohet. U bë kohë që situata te PSG nuk më duket e mirë”, u shpreh Dugarry.