
Në dyshim e ardhmja e Diaz, Barça dhe Atletico pas kolumbianit
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, raporton se futbollisti i Liverpool-it, Luis Diaz po i shqyrton opsionet e tij përpara afatit kalimtar të verës që po vjen.
Anësori kolumbian ka zgjuar interesim nga Spanja, ku Barcelona dhe Atletico Madrid po e ndjekin me vëmendje situatën e tij.
Sipas ekspertit Romano, Barcelona është veçanërisht e interesuar, me presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco që janë admirues të mëdhenj të lojtarit.
Diaz me ‘The Reds’ ka një kontratë deri në vitin 2027, por klubi anglez mund të vendosë që ta shesë lojtarin këtë verë për të shmangur rrezikun që ai të largohet me një vlerë më të ulët në të ardhmen.
Gjithashtu, Diaz kërkohet edhe nga klubet arabe.