Në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të 2023, kreu i PD, Sali Berisha i drejtohet Strasburgut
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut pas më shumë se gjashtë muaj në arrest shtëpie, duke ankimuar vendimet e gjykatave shqiptare.
Me anë të një kërkesë padie, avokatët e liderit të opozitës, i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës ‘arrest shtëpie’, i cili është një vendim i pabazuar në ligj sipas tyre.
Në kërkesë padinë e depozituar, Berisha i ka renditur gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet ligjore që bëri në Shqipëri, me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta lejuar të shkonte në parlament. Por gjykatat sipas mbrojtjes i shkelën këto të drejtat, jo vetëm duke mos e dëgjuar por edhe duke i zbardhur vendimet ngadalë.