Në Angli, të shqetësuar: Ja pse Reali do të dominojë gjatë dekadës së ardhshme
Jude Bellingham, Rodrygo, Vinicius Jr, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.
Kjo është baza e re që Reali i Madridit ka zgjedhur për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit, të cilit së shpejti do t’i shtohet një tjetër talent si Endrick dhe një “yll” i padiskutueshëm si Kylian Mbappé.
Një skuadër shumë e fortë, e cila shqetëson shtypin anglez, sepse “mund të dominojë futbollin botëror për një dekadë, veçanërisht nëse sulmuesi francez do të transferohet në “Bernabeu”. Do të ketë ekipin më të mirë U-25”.
Një strategji e qartë, në të cilën spikat puna e Juni Calafat në Brazil: “Është rezultat i viteve të punës në tregun e transferimeve në mënyrë më efektive se çdo klub tjetër në futbollin botëror”.
Edhe zgjedhja për të lënë Benzeman të largohej “ishte një ftesë e hapur për Mbappénë, i cili kështu mund të respektojë kontratën e tij me PSG-në deri në fund dhe tani është i lirë të transferohet në Spanjë”.
Këtyre kampionëve mund t’u shtohet edhe Alphonso Davies, mbrojtës i majtë 23-vjeçar i Bayernit:
“Reali i Madridit nuk do të ndalet së planifikuari të ardhmen edhe nëse arrin “xhekpotin” këtë verë me afrimin falas të Mbappes.
Drejtuesi e klubit “merengues” nuk do të rrinë duarkryq kur Erling Haaland të vendosë të ndërmarrë një sfidë të re.”