Ndryshojnë verdiktet e Bundesligës, dy ekipe përfitojnë nga fitorja e Leverkusenit

Ndryshojnë verdiktet e Bundesligës, dy ekipe përfitojnë nga fitorja e Leverkusenit

Pas Bundesligës, Xabi Alonso konfirmohet si mbret në Gjermani, duke bërë të tijën edhe Kupën e Gjermanisë (DFB-Pokal) dhe duke u ngushëlluar pas humbjes në aktin e fundit të Europa League, të mërkurën e kaluar, ndaj Atalantës.

Bayer Leverkusen feston dopietën e titujve, Kupë dhe kampionat, pa pësuar humbje në këto kompeticione. Ky sukses i Leverkusenit, bën të lumtur edhe dy ekipe të tjera gjermane. Buzëqeshin edhe Eintracht Frankfurt dhe Heidenheim.

Eintracht kualifikohet në Europa League dhe jo më në Conference League. Vendi në Ligën e Konferencës shkon për Heidenheim, që arrin të kualifikohet në kupat evropiane në sezonin që u ngjit në Bundesligë. /rtsh/

Share This