Ndeshjet e Elite Round zhvillohen në Kosovë

Ndeshjet e Elite Round zhvillohen në Kosovë

Ndeshjet e Elite Round për grupin ku do të jetë edhe kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, do të zhvillohen në Prishtinë.

“Klubi e ka fituar të drejtën e organizimit për ndeshjet e grupit në të cilin do të jetë prezent dhe do të dihet këtë të enjte. Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Pas dy raundeve të kaluar, njëherë në Poloni, pastaj në Lituani, adhuruesit e futsallit do të kenë mundësinë kësaj radhe të shohin nga afër top klubet evropiane”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

FC Prishtina 01 sipas këtij njoftimi, është e gatshme që ta mbyll në mënyrën më të mirë organizimin e besuar nga UEFA.

Share This