Ndeshja Partizani- Roma jehonë edhe në mediat italiane, formacionet e mundshme 

Ndeshja Partizani- Roma jehonë edhe në mediat italiane, formacionet e mundshme 

Ndeshja Partizani- Roma është subjekt edhe i mediave italiane. Today.it, një faqe kjo e specializuar për sportin, ka bërë një analizë të të dyja skuadrave, duke ju referuar jo vetëm përballjes së tyre, por edhe përgatitjeve që ato po bëjnë për kampionatet respektive, si dhe ballafaqimet në kupat e Evropës.

Sipas today.it, Roma, pak më shumë se një javë nga fillimi i Serisë A, mbërrin provimi i fundit i propozuar nga kalendari parasezonal.

Ndeshjet testuese që shoqëruan përgatitjen e Giallorossi (Verdhekuq) dhanë ide interesante, por edhe rezultate të përgjithshme pozitive: humbja e vetme të dielën e kaluar në Francë ndaj Toulouse, së cilës i shtohen edhe dy ndeshjet “poker” kundër Estela Amadora dhe Farense dhe barazimi 1-1 kundër Bragës në Portugali

Ndërsa për Partizanin today.it shkruan se “Tori Rossi” (Demat e Kuq), e mbyllën sezonin e kaluar duke fituar kampionatin e tyre të shtatëmbëdhjetë, në një sprint tipik “Made in Tirana”.

Vendi i parë i lejoi skuadrës shqiptare që të përfshihej në tabelën e para eliminatoreve të Ligës së Kampionëve.

Në pritje të fillimit të Kategorisë Superiore të planifikuar për në 26 gusht, Partizani po ballafaqohet në raundet paraprake të Ligës së Konferencës. Në raundin e parë kapërceu pengesën e kampionëve të Andorras të Atlètic Escaldes me fitore të dyfishtë 1-0 dhe 4-1, ndërsa në ndeshjen e dytë ata mundën skuadrën letoneze Valmiera 2-1,

Kjo është miqësorja e fundit në kalendarin parasezonal për Giallorossët, të ftuar nga kampionët shqiptar të Partizanit, për tu përballur në Arenën Kombëtare në Tiranë.

Ky është takimi i parë në histori mes dy skuadrave, të cilat përballen me njëra-tjetrën në stadiumin që pret ndeshjet e kombëtares shqiptare, duke kujtuar suksesin verdhekuq në Konferencën e vitit 2022.

FORMACIONET E MUNDSHME PARTIZANI-ROMA

Sipas Goal.com, mikpritësit rreshtohen me 4-3-1-2 me Qirkon në portë, Hadroj, Sita, Kocijan dhe Atanaskoski në mbrojtje. Murataj, Mehmeti dhe Rrapaj në mes, me Taipin në vijën e parë dhe Mba së bashku me Carën në sulm.

Mourinho përgjigjet me 3-5-2. Përballë tandemit Belotti-Dybala, me Zalewski dhe Kristensen në krah në mesfushë. Në mesfushë Cristante, Bove dhe Aouar përballë linjës mbrojtëse me tre lojtarë të përbërë nga Llorente, Smalling dhe Ndicka. Në portë Rui Patricio.

PARTIZANI (4-3-1-2): Qirko, Hadroj, Sita, Kocijan, Atanaskoski, Murataj, Mehmeti, Rrapaj, Taipi, Mba, Cara

ROMA (3-5-2): Rui Patricio, Llorente, Smalling, Ndicka, Kristensen, Cristante, Bove, Aouar, Zalewski, Dybala, Belotti

Sfida miqësore mes Partizanit dhe Romës ka ngjallur një interesim të madh thuajse në të gjitha qarqet sportive, por edhe tek të apasionuarit e futbollit, si dhe tifozeritë e të dyja ekipeve. /rtsh/

Share This