Ndeshja kthyese e Kosovës nuk luhet në Islandë

Ndeshja kthyese e Kosovës nuk luhet në Islandë

Ndeshja kthyese e plejofit të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Islandës, nuk do të luhet në Islandë.

Kështu kanë raportuar mediat në Islandë të premten, pas shortit të tërhequr në Nyon të Zvicrës.

Plejofi mes Kosovës dhe Islandës është vendimtar për inkuadrim në Ligën B.

“Islanda do të luajë në shtëpi në ndeshjen e dytë, por sipas Federatës së Futbollit të Islandës, është e pamundur që ky ballafaqim të luhet në Islandë. Ndeshja do të luhet jashtë vendit, por ende nuk dihet se ku”, ka shkruar mediumi “Visir.is”.

Punimet në stadiumin “Laugardalsvollur” në Reykjavik, në kryeqytetin e Islandës, nuk mund të kryhen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, ndeshjet e plejofit do të zhvillohen më 20 dhe 23 mars të vitit 2025, transmeton paparaci.

“Është e qartë se është e pamundur të luajmë në Islandë, kështu që do të shohim mundësi tjera në vende tjera. Ende asgjë nuk është vendosur për këtë çështje, por shpresoj të qartësohet shpejt”, ka thënë ditë më parë Eysteinn Petur Larusson, drejtori menaxhues i Federatës së Futbollit të Islandës.

Share This