Ndeshja e shumëpritur sonte, ja kë e favorizojnë kompanitë e basteve

Ndeshja e shumëpritur sonte, ja kë e favorizojnë kompanitë e basteve

Shqipëri-Serbi do të jetë me shumë gjasa një përballje direkte për kërkuar minimalisht vendin e dytë në Grupin K eleminator për Kupën e Botës 2026.

Një përballje e zjarrtë, aty ku politika dhe marrëdhëniet jo të mira kanë ndikuar edhe në të shkuarën në përplasjet në fushë, të cilat kulminacionin e tyre e paten në ngjarjet e shëmtuara të Beogradit 11 vite më parë.

Shqipëria fitoi 3 pikët në tavolinë në atë ndeshje të ndëprerë në fundin e pjesës së pare, ndërsa në sfidën e kthimit në Elbasan ishin serbët që triumfuan 0-2 ndaj ekipit tone kuqezi, me dy gola që u shënuan vetëm në kohën shtesë.

Këto janë në fakt edhe dy përballjet e vetme që ekipi ynë ka me kombëtaren serbe që nga koha kur shteti serb u largua nga ish Jugosllavia për tu përfaqësuar në eventet sportive ndërkombëtare si shtet i vetëm.

Po në përballjen e sotme cilët janë favoritët për të fituar sipas kompanive të basteve? Në fakt përballja e sotme Shqipëri-Serbi që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” pritet të jetë një sfidë shumë e ekuilibruar me të dyja skuadrat që do të tentojnë të marrin fitoren, teksa Shqipëria do të luajë ndeshjen e 3 të grupit eleminator, ndërsa për kombëtaren serbe, sfida ndaj kuqezinjve do të çel fushatën e tyre në këto kualifikuese.

Sipas “Flashscore” një sukses i kombëtares tonë ndaj ekipit serb mbrëmjen e 7 Qershorit kuotohet me koeficentin 3.6, barazimi 3, ndërsa suksesi i serbëve në Tiranë me koeficentin 2.25

Një avantazh i lehtë sipas bookmakers për ekipin e Dragan Stojkoviç, por sigurisht që nuk mund e duhet të influencojë asapk në verdiktin final që do të jap fusha e lojës, aty ku djemtë e Sylvinhos i kanë të gjitha shanset të bëjnë më të mirën e të marrin maksimumin.

Share This