Ndërpritet seanca, vazhdon të hënën

Ndërpritet seanca, vazhdon të hënën

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën pas dështimi të dytë që Albulena Haxhiu të zgjidhet kryeparlamentare. Ai ka njoftuar se seanca është shtyrë për të hënën.

Dështon për herë të dytë zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryeparlament

Ka dështuar për herë të dytë votimi i propozimit të Albulena Haxhiut për kryeparlamentare. Nga 112 deputetë që kanë qenë prezentë gjatë procesit të votimit, ishin 57 pro, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Me këtë rast, vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet sërish pas 48 orësh, ditën e hënë.

“Propozimi ynë është i njëjti, padyshim Albulena Haxhiu. Ju kisha lut edhe si kolegë, shumë prej juve me shumë mandate në Kuvendin e Kosovës, ta mbështetni këtë propozim sepse vetëm kështu nuk bëhemi pjesë e bllokimit të themelimit të institucioneve dhe të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Konjufca gjatë ri-propozimit, raporton rtk.

Share This