Nderohen policët e rënë në krye të detyrës
Në shënim të Ditës memoriale të Policëve të rënë në kryerje të detyrës dhe 13-vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri bëhen homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, kanë bërë homazhe shtetërore pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës, në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Në përkujtim të Ditës memoriale të policëve të rënë në detyrë dhe 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri, homazhe ka bërë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.
Para lapidarit me 23 emrat e policëve të rënë janë vendosur kurora lulesh. /rtk/