Ndërmarrjet publike mbi 100 milionë euro të hyra më pak në 2023-në
Të hyrat e ndërmarrjeve publike qendrore duke përfshirë edhe subvencionet nga Qeveria e Kosovës, kanë qenë më të ulëta në krahasim me vitin 2022.
Sipas të dhënave që janë publikuar në kuadër të projektit CorrWatch “Mbështetje për shoqërinë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”, ka rezultuar se ndërmarrjet publike kanë pasur mbi 100 milionë të hyra më pak sesa në vitin 2022.
“Të hyrat e gjeneruara nga Ndërmarrjet Publike Qendrore (përfshirë edhe subvencionet nga qeveria) gjatë vitit 2023 ishin 342 milionë euro, rreth 122 milionë euro (26.3%) më pak krahasuar me vitin paraprak. Rënia buron kryesisht nga të hyrat më të ulëta të KEK-ut krahasuar me vitin 2022, për 114 milionë euro më pak, për shkak të rënies së ndjeshme të çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe uljes së prodhimit në njësitë gjeneruese B1/B2.