Ndarja e papritur nga jeta e mjekut të Barçës, Laporta: Jemi të tronditur

Ndarja e papritur nga jeta e mjekut të Barçës, Laporta: Jemi të tronditur

Barcelona është tronditur ditën e djeshme.

Klubi blaugrana humbi mjekun e ekipit Carles Minarro pak para se të luante ndeshjen kundër Osasunës.

“Do të doja të njoftoja, në emër të Barcelonës, vdekjen e mjekut të ekipit të parë, Carles Minarro. Një njeri shumë i dashur nga të gjithë. Ndodhi pasdite gjatë kampit stërvitor të ekipit. Siç mund ta imagjinoni, lojtarët, stafi, trajneri… të gjithë ishin shumë të trishtuar. Kishte trishtim të pamasë”, tha presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

“Një burrë që të gjithë e donim. Ai erdhi në të gjitha ndeshjet jashtë për t’i trajtuar të gjithë, jo vetëm lojtarët. Nuk i tha jo askujt. Një mjek i madh. Ne duhet të qëndrojmë të fortë në këto momente. Gjëja më e mirë ishte të kërkoja shtyrjen e ndeshjes. Ne kontaktuam menjëherë presidentin e La Ligës për të shpjeguar se çfarë ndodhi. Ata e kuptuan shumë mirë këtë dhe filluan të gjitha procedurat për pezullim”.

“Ne kemi pasur mirëkuptimin maksimal nga Osasuna në personin e presidentit të saj. E kuptuan që në momentin e parë. Ata performuan në mënyrë të mahnitshme. Këtë gjë e kuptuan në mënyrë perfekte edhe arbitrat dhe dua t’i falënderoj për mirëkuptimin. Lajm shumë i dhimbshëm për Barcelonën. Jemi në shok. Ishte diçka e papritur. Lojtarët ishin shumë të impresionuar. Ne iu afruam nënës dhe gruas së tij dhe u dhamë ngushëllim maksimal. Carles ka lënë pas dy fëmijë, Gerard dhe Ana. Ne do t’i mbështesim në gjithçka që ata kanë nevojë”, ka theksuar Laporta.

Share This