Ndalet Barcelona

Ndalet Barcelona

Real Betis dhe Barcelona i kanë ndarë pikët në një përballje dramatike në Javën e shtatëmbëdhjetë të La Liga, me ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Benito Villamarín” që ka përfunduar 2-2.

Assane Diao në minutat e fundit të kohës shtesë u siguroi vendasve një pikë të vlefshme, duke i dhënë fund serisë prej pesë humbjesh radhazi në përballjet direkte me katalanasit.

Barcelona e hapi serinë e golave me një aksion të rrjedhshëm në fund të pjesës së parë, ku Jules Kounde ka asistuar për Robert Lewandowski, i cili ka realizuar.

Por Real Betis, i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në shtëpi, nuk është dorëzuar. Në pjesën e dytë, presioni i Betis ka dhënë rezultat kur Frenkie de Jong ka shkaktuar penallti ndaj huazimit të Barcelonës, Vitor Roque. Giovani Lo Celso e ka kthyer njëmbëdhjetë metërshin në gol me një goditje të fuqishme, duke barazuar rezultatin.

Barcelona e ka rikthyer avantazhin me anë të Ferran Torres, i cili ka realizuar pas një pasimi të Lamine Yamal, por emocionet nuk kanë mbaruar këtu. Në minutat shtesë, Assane Diao ka shënuar golin e barazimit, duke mposhtur portierin Pena pas një krosimi të Aitor Ruibal.

Me këtë barazim, Barcelona mbetet në krye të tabelës me tridhjetë e tetë pikë, ndërsa Real Betis zë vendin e njëmbëdhjetë me njëzet e një pikë.

Share This