Ndalet Arsenali

Ndalet Arsenali

Arsenali ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Brentfordit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit anglez.

Të parët që rrezikuan ishin vendasit që patën një rast për gol në minutën e dhjetë me Gabriel Martinellin, por braziliani u ndal nga portieri mysafir.

Brentfordi ia doli që të rrezikojë për herë të parë portën e Arsenalit në minutën e 22-të, kur Kristoffer Ajer e detyroi David Rayan të intervenojë për ta evituar golin.

‘Topçinjtë’ menduan se kaluan në epërsi në minutën e 26-të përmes Kieran Tierney i cili realizoi me kokë, por ai u anulua nga VAR-i.

Të besuarit e Mikel Artetas e gjetën golin në minutën e 61-të me anë të Thomas Partey i cili realizoi për 1-0 pas asistimit nga Declan Rice.

Mysafirët ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 74-të me anë të Yoanne Wissa i cili realizoi për 1-1 duke shënuar në cepin e djathtë të portës së Rayas, shkruan telegrafi.

Pas këtij barazimi Arsenali vazhdon në pozitën e dytë me 63 pikë të grumbulluara, dhjetë më pak se Liverpooli që është lider me 73 sosh dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Share This