
Ndalen punimet në sheshin `Xhorxh Bush` në Prishtinë, reagon Rama
Policia e Kosovës, duke asistuar Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore, ka ndalur punimet në sheshin “Xhorxh Bush” të martën pasdite. Është hera e tretë që punimet për projektin 18.4 milionë euro ndalen nga organet e trashëgimisë kulturore.
Për këtë veprim ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Rama përmes Facebook-ut ju ka drejtuar qytetarëve të kryeqytetit, duke thënë se “gjysma e asfaltit qenka trashëgimi kulturore, gjysma tjetër e asfaltit jo!”.
“Me këtë arsyetim i paskan dërgu sot – për me i ndalu punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, ka thënë ai.
Sipas tij, institucionet po veprojnë pa bazë ligjore dhe po pengojnë punimet për arsye politike.
“Me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga ministri i Kulturës, i detyrojnë dhe i shfrytëzojnë policinë që ta ndërprerjen punimet. Punimet të cilat thonë se kjo, gjysma e rrugës anej qenka e mbrojtur, ndërsa gjysma e rrugës nuk qenka e mbrojtur edhe ne mundemi me vbazhdu vetëm në këtë anë anë dhe jo në atë anë, sepse ky asfalt është i mbrojtur. Pra e shfrytëzon kjo qeveri në ikje të gjitha instancat në mënyrë jo ligjore, sepse nuk kanë asnjëp bazë ligjore, asnjë dokument ligjore me ndërpre këtë punë, dhe ja që e ndërprejnë edhe nuk ia u nin që humbin kohë, për qytetarët”, ka thënë ai”, theksoi ai, raporton rtk.
Kryetari i Prishtinës theksoi se do të vazhdojnë me realizimin e projektit dhe paralajmëroi kallëzime penale për të gjithë ata që, sipas tij, po e pengojnë zhvillimin e kryeqytetit.