
NBA zbret në Europë, Silver u prezanton projektin të interesuarve
Edhe pse prej vitesh përflitej se NBA kërkonte të zbrakonte në Europë vetëm tani mund të themi se do të ketë hapa konkret në këtë drejtim.
Sipas “The New York Times” komisioneri i NBA, Adam Silver, do të prezantojë sot projektin e ri 30 pronarëve të disa skuadrave projektin ambicioz, i cili konsiston në krijimin e një Lige të re në Europë në bashkëpunim me FIBA-n.
Plani i Silver është që Liga e re të startojë në vitin 2026. Kampionati i ri do të formohet nga 16 skuadra ndërsa disa prej tyre janë pjesë e Euro Ligës (Real Madrid, Barcelona, ASVEL dhe Fenerbahçe).