NBA, Porzingis magjeps Bostonin, Donçiç lë në hije Uembaniamën
NBA kishte në program mbrëmjen e kaluar një klasike të vërtetë. Dueli mes Nju Jork dhe Boston nuk zhgënjeu duke treguar edhe një herë se tradita ndikon shumë edhe në sport.
Tatum spikati me 34 pikë të shënuara ndërsa ylli i vërtetë ishte një “ish” si Porzingis. Letonezi dha një kontribut të vyer për ekipin e Sëlltiks duke rrealizuar plot 30 pikë. Për Boston spikati edhe një tjetër afrim i ri si Hollidej (9 pikë).
Ndërsa për të zotët e shtëpisë sinjale të mira kanë dhënë si Kiklej (24 pikë) dhe Barret (24 pikë), por u “tradhëtuan” nga super yjet si Randëll dhe Bërnson.
Një tjetër ndeshje me interes të madh ishte edhe ajo mes San Antonios dhe Dallasit. Spërsat prisnin me padurim debutimin e Viktor Uembaniama, i cili rrealizoi 15 pikë dhe fitoi 5 topa në tabelë, por gjithashtu edhe humbi pesë herë kontrollin e topit në 23 minuta të luajtura.
Skenën e rrëmbeu Luka Donçiç. Slloveni dominoi parketin në pjesën e dytë me ndihmën e Kajr Irving, autor i 22 pikëve. Debutim perfekt ishte edhe për Derek Liveli II, i cili nisi lojën nga pankina dhe kontribuoi me 16 pikë dhe 10 topa në tabelë.
Ndeshjet NBA (26 Tetor)
BROOKLYN NETS-CLEVELAND CAVALIERS 113-114
NEW YORK KNICKS-BOSTON CELTICS 104-108
MIAMI HEAT-DETROIT PISTONS 103-102
INDIANA PACERS-WASHINGTON WIZARDS 143-120
MEMPHIS GRIZZLIES-NEW ORLEANS PELICANS 104-111
CHICAGO BULLS-OKLAHOMA CITY THUNDER 104-124
ORLANDO MAGIC-HOUSTON ROCKETS 116-86
TORONTO RAPTORS-MINNESOTA TIMBERWOLVES 97-94
UTAH JAZZ-SACRAMENTO KINGS 114-130
SAN ANTONIO SPURS-DALLAS MAVERICKS 119-126
L.A. CLIPPERS-PORTLAND TRAIL BLAZERS 123-111