
NBA/ Oklahoma City fiton titullin e kampionit
Oklahoma City Thunder mbylli një sezon të jashtëzakonshëm duke mposhtur Indiana Pacers 103-91 në ndeshjen e 7-të të finaleve të NBA-së për të fituar titullin e parë të ekipit që nga zhvendosja nga Sjatëlli në vitin 2008.
Edhe në këtë ndeshje spikati lojtari më i mirë i finaleve, Shai Gilgeous-Alexander, i cili shënoi 29 pikë dhe dhuroi 12 asists. Basketbollisti i Oklahomës ishte më i miri për ekipin e tij në finalet e këtij sezoni.
Pacers pësuan një goditje të madhe në fillim të ndeshjes kur humbën yllin e ekipit Tyrese Haliburton, i cili në mes të çerekut të parë të takimit këputi tendinën e Akilit duke u detyruar që të largohej në lot nga parketi.
Thunder ishin skuadra më e mirë e sezonit pasi u prezantuan në këto finale me bilancin e pestë më të mirë sa i përket sezonit t rregullt me 68 fitore dhe 14 humbje.