NBA/ James kalon Jordan-in, 40 pikë të tjera si 40-vjeçar

NBA/ James kalon Jordan-in, 40 pikë të tjera si 40-vjeçar

Edhe pse bëhej fjalë për ndeshjen e dytë brenda 48 orëve, LeBron James nuk u ndal, madje bëri një paraqitje të madhe përballë Portland, duke shënuar 40 pikë në fitoren e Lakers me shifrat 110-102.

Dueli ishte historik për “Mbretin”, pasi u bë lojtari i tretë për paraqitje në NBA, duke kaluar Vins Karterin.

Por ky i fundit nuk është i vetmi që ka humbur një rekord. Jameska kaluar mbrëmjen e kaluar edhe Michael Jordanin, i cili ishte i vetmi basketbollist që kishte shënuar të paktën 40 pikë në një ndeshje si 40-vjeçar.

Nga tani e tutje, këtë primat e mban James, i cili kishte shënuar 42 pikë më 7 shkurt përballë Golden State.

Share This