NBA: Indiana Pacers – Oklahoma City Thunder, finalja e madhe e sezonit

NBA: Indiana Pacers – Oklahoma City Thunder, finalja e madhe e sezonit

Indiana Pacers mposht 125-108 New York Knicks dhe mbyll 4-2 serinë e finaleve në Konferencën e Lindjes në NBA. Pascal Siakam është ylli i mbrëmjes me një paraqitje spektakolare, autor i 31 pikëve.

Për herë të dytë në historinë e klubit Indiana do të luajë në finalen e madhe të NBA, ku përballë do të ketë Oklahoma City Thunder, që triumfoi në finalet e Konferencës së Perëndimit.

Paraqitja e fundit dhe e vetme e Pacers në finalen e madhe të NBA ishte në vitin 2000, kur udhëheqësi i ekipit ishte ende Reggie Miller, një legjendë që tani qëndron pas mikrofonave si komentator.

Seria e finaleve mes Indianas dhe Oklahomas do të nisë me ndeshjen e parë më 6 qershor.

Share This