NBA/ Golden State triumfon ndaj Orlando, Chicago “bie” ndaj Philadelphia
Golden State rikthehet te fitorja në NBA, duke mposhtur 121-115 Orlando, në një sfidë emocionuese.
7 lojtarë të Warriors realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Stephen Curry, autor i 36 pikëve.
Humbet skuadra e Boston, që u ndal 127-123 nga Oklahoma, që konsolidon vendin e dytë në Perëndim.
Porzingis e Tatum realizuan 64 pikë së bashku për Celtics, por që s’mjaftuan. Për Oklahomën u dallua Alexander Shai me 36 pikë.
Ekipi i Philadelphias, falë një “triple double” të Joel Embiid (31 pikë, 15 rebound, 10 asist), mundi 110-97 Chicagon.
Nuk zhgënjen Memphis, që mposhti 106-98 San Antonio, takim ku u dallua Ja Morant me 26 pikë.
Rezultatet
Philadelphia – Chicago 110-97
Memphis – San Antonio 106-98
New Orleans – Brooklyn 112-85
Oklahoma – Boston 127-123
Golden State – Orlando 121-115
Sacramento – Charlotte 104-111