NBA Finals, Indiana fiton ndeshjen e tretë

NBA Finals, Indiana fiton ndeshjen e tretë

Pas një pjesë të parë të ekuilibruar Pacers arritën që të fitonin takimin e tretë me Oklahomën falë energjisë që gjetën pas pushimit. Në këtë triumf me shifrat 116-107 diferencën e bënë edhe zgjedhjet e dyta, të cilët dhanë një kontribut të madh. Bennedict Mathurin ishte pikëshënuesi më I mirë I takimit me 27 ndërsa kontribut të vyer dha edhe T.J. McConnell. I zakonshmi Tyrese Haliburton bëri një ndeshje nën nivel duke shënuar 22 pikë dhe dhuruar 11 asist.

Loja në grup e Indianës arriti që të eklipsonte paraqitjen mjaft të mirë të treshës së Thunder. Jalen Williams (26 pikë), Shai Gilgeous-Alexander (24 pikë) dhe Chet Holmgren (20) nuk arritën që të evitonin humbjen për ekipin e Oklahomës.

Share This