NBA/ Donçiç dhe Irving ndëshkojnë përsëri Minesotën
Minesota mbërriti në Dallas me qëllimin për të kthyer inercinë e serisë së Finaleve të Perëndimit duke luajtur një ndeshje të mirë edhe pse në fundin e saj nuk festoi.
Për Dallasin edhe një herë ishin vendimtar dy lojtarët kryesorë. Donçiç dhe Irving mbyllën ndeshjen e tretë me nga 33 pikë secili, por ajo që kishte më shumë rëndësi në paraqitjen e tyre ishte performanca e tyre në periodën e katërt.
Dy basketbollistët realizuan 21 pikë, një më shumë se ç’realizoi i gjithë ekipi nga Mineapolis.
Me këtë fitore Mavs janë pranë finaleve të NBA ku për herë të fundit kanë qenë plot 13 vite më parë.
Konferenca e Perëndimit
Dallas Mavericks-Minnesota Timberwolves (ndeshje 3) 116-107 (3-0)