NBA/ Boston në finalen e Lindjes, Dallas kalon në epërsi ndaj Oklahoma-s në Perëndim

NBA/ Boston në finalen e Lindjes, Dallas kalon në epërsi ndaj Oklahoma-s në Perëndim

Boston Celtics është ekipi i parë finalist i play off-it në Konferencën e Lindjes të NBA.

Skuadra e Bostonit fitoi 113-98 ndaj Cleveland, duke fituar 4-1 serinë e takimeve, duke u rikthyer në finalet e Lindjes.

Në fushën e tij ekipi i Bostonit nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren. 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Tatum me 25 pikë e 10 rebound si dhe Horford me 22 pikë e 15 rebound. Në finale Bostoni do të ndeshet me fituesin e çiftit New York-Indiana, me Knicks që udhëheqin 3-2 serinë dhe mjafton një fitore.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Dallas fitoi 104-91 në fushën e Oklahoma-s, duke udhëhequr 3-2 serinë dhe ka shannsin e artë të kualifikohet në finale. Një ndeshje e madhe për teksanët, që po kalojnë një moment të mirë.

Luka Doncic konfirmoi se është lider në fushë për Dallas me një “triple double”, autor i 31 pikëve 10 rebound e 11 asist. Mirë u paraqit edhe Jones Jr. me 19 pikë, ndërsa 30 pikët e Alexander Shai për vendasit nuk mjaftuan për të fituar. Në gjysmëfinalen tjetër të Perëndimit, Denver udhëheq 3-2 serinë e takimeve kundër Minnesota-s.

Share This