‘Natën e mirë’ Diego Alonso, Sevilla shkarkon trajnerin
Moment mjaft i vështirë për Sevillan, që ndonëse një sezon më parë triumfoi në Europa League, ndërsa këtë vit është eliminuar nga Europa dhe militon në zonën e ftohtë të renditjes.
Këtë fundjavë andaluzianët janë mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 nga Getafe, teksa ai që ka paguar për momentin e vështirë ka qenë trajneri Diego Alonso.
Uruguaiani është shkarkuar nga Sevilla para rreth dy muajsh punë, pasi mori drejtimin e klubit në tetor, kur zëvendësoi Mendilibar, por pa ia dalë të rikthejë ekipin te rezultatet pozitive.