Napoli shkarkon Mazzarrin, ndaj Barcelonës në stol do të jetë Calzona
Këto janë orë vendimtare për pankinën e Napolit. De Laurentiis, i mërzitur pas një tjetër hapi të gabuar kundër Genoas dhe pas një reflektimi të gjatë që filloi të dielën në mëngjes, vendosi të shkarkojë menjëherë trajnerin Walter Mazzarri, madje para ndeshjes së Champions League kundër Barcelonës të mërkurën në mbrëmje.
Ndaj spanjollëve, Francesco Calzona do të drejtojë Osimhen dhe shokët e tij. Trajneri aktual i Sllovakisë (federata ka dhënë miratimin e saj), do të mbajë rolin e dyfishtë. Është gati një kontratë tre mujore me Marek Hamsik, ish-legjenda e skuadrës që pritet të jetë pjesë e stafit teknik. Francesco Sinatti, ish-trajneri atletik i Luciano Spallettit, gjithashtu duhet të jetë në staf.
Calzona, shkruan Matteo Moretto, do të jetë në Napoli këtë mëngjes për të zgjidhur detajet përfundimtare dhe për të nënshkruar kontratën.
Mjedisi duket i dorëzuar prandaj presidenti De Laurentiis ka vendosur kështu të fillojë një revolucion të vërtetë për të kërkuar një tjetër pikë kthese.
Trajneri 55-vjeçar me origjinë nga Kalabria do të ulet direkt në stol ndaj Barcelonës.