Napoli, lamtumirë Champions, Roma rrezikon vendin e 5-të

Napoli, lamtumirë Champions, Roma rrezikon vendin e 5-të

Në ndeshjen e javës së 34-ët të Serisë A, një barazim spektakolar 2-2 mes Napolit dhe Romës, por që nuk i shërben asnjërës skuadër.

Napoli u thotë lamtumirë shpresave të mbetura për t’u kualifikuar në Champions League, ndërsa verdhekuqtë rrezikojnë vendin e pestë, me Atalantën vetëm 2 pikë larg por me një ndeshje më pak (ajo kundër Fiorentinës).

Dybala zhbllokoi ndeshjen me penallti në minutën e 59-të, vendasit barazuan në minutën e 64-të me Olivera (përcaktues devijimi i Kristensen).

Më pas Osimhen, sërish nga penalltia, kthen ndeshjen në minutën e 84-të, por Abrahami gjen sërish golin pas një viti në minutën e 89-të dhe vulos rezultatin përfundimtar 2-2.

Share This