
Napoli, jo vetëm De Bruyne: kërkon dhe një tjetër yll të City-t
Napoli është duke peshkuar në Premier League, veçanërisht te Manchester City, për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Sipas tabloidit anglez The Sun, klubi i presidentit De Laurentiis nuk i ka vënë sytë vetëm Kevin De Bruyne, i cili do të largohet nga Citizens këtë verë në fund të kontratës së tij, por edhe Jack Grealish.
Lojtari po kërkon më shumë minuta për të luajtur pasi ka pasur një sezon të vështirë dhe do të donte një përvojë jashtë vendit. Në të njëjtën kohë, skuadra e Guardiolës nuk do të dëshironte ta linte të ikte, duke pasur parasysh investimin prej 100 milionë stërlinash që bënë në verën e vitit 2021 për ta marrë nga Aston Villa.