
Napoli-Interi, kështu mbyllet derbi i madh italian
Inter ka luajtur baras me rezultat 1-1 në udhëtim ndaj Napolit në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit italian.
Mysafirët ia dolën të kalojnë në epërsi në minutën e 22-të përmes Federico Dimarcos i cili realizoi një super gol nga gjuajtja e lirë për 1-0.
Me epërsi minimale të ‘Nerazzurrëve’ u mbyllën 45 minutat e parë të këtij derbi.
Pjesa e dytë nisi me një iniciativë të lehtë të Napolit të cilët u vunë në kërkim të golit të barazimit.
Teksa dukej që ndeshja do të përfundonte me fitoren e Interit, të besuarit e Antonio Contes ia dolën të shënojnë golin e barazimit.
Autor i këtij goli ishte Philipp Biling që realizoi për rezultatin 1-1 në minutën e 87-të pasi u gjend mirë brenda zonës për ta shfrytëzuar një top të kthyer.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për të dyja skuadrat dhe ato u desh të pajtoheshin me nga një pikë, transmeton telegrafi.
Pas këtij barazimi, Interi vazhdon si lider në tabelë me 58 pikë të grumbulluara, duke lënë në pozitën e dytë Napolin me 57 sosh.