“Napoli, Interi dhe Juve janë favoritët për Scudetto”

“Napoli, Interi dhe Juve janë favoritët për Scudetto”

Napoli, Interi dhe Juventusi janë favoritë për të fituar titullin e kampionit në Itali.

Kështu mendon ikona italiane Gianluigi Buffon. Ish-portieri italian, i cili pak ditë më parë u pensionua nga loja e futbollit, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka folur për edicionin e ri të garave në Serie A që nis sot.

Buffon beson se Napoli, Interi dhe Juve do ta kenë fjalën kryesorë në sezonin e ri.

Ndërkaq, sa i përket garës për pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve, Buffon favorizon Milanin, Lazion dhe Romën.

Scudetto? Napoli, Interi dhe Juve”, tha Buffon.

Kush do të luftojë për zonën e Champions League? Milani, Lazio dhe Roma”, ka theksuar ish-gardiani italian.

 

Share This