Napoli i Rrahmanit shtang Milanin midis San Siros

Napoli i Rrahmanit shtang Milanin midis San Siros

Napoli është duke vazhduar me formën fantastike nën Conte, ku së fundmit triumfoi me rezultat 0:2 ndaj Milanit.

“Napolitanët” zhvilluan një tjetër paraqitje solide, ku ishin dukshëm më të mirë nga fillimi.

Pas vetëm pesë minutave lojë, kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani pasoi për mrekulli te Anguissa, i cili asistoi për Romelu Lukakun, ku ky i fundit kaloi Napolin në epërsi (5’).

Situata veçse u përmirësua për mysafirët, kur Khvicha Kvarastkhelia realizoi një supergol nga distanca për ta dyfishuar epërsinë (43’).

Milani tentoi të këndellet, duke shënuar përmes Alvaro Moratas megjithatë VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Milani kishte raste të shumta në minutat e fundit me Leaon e Pulisic, sidoqoftë asnjëri s’arritën t’i finalizonin.

Me këtë fitore, Napoli tani mbledhë 25 pikë në kreun e Serie A, ndërsa Milan renditet në pozitën e tetë me 14 sosh.

Share This