Napoli: Gëzuar ditëlindjen i përjetshmi Diego
Klubi i madh italian, Napoli përmes një postimi në rrjetet sociale ka festuar ditëlindjen e asit argjentinas Diego Maradonës, që sot do të mbushte 63 vjeç.
“Gëzuar ditëlindjen i përjetshmi Diego”, ky është postimi i kampionëve në fuqi të Italisë.
Dje, para fillimit të ndeshjes kundër Milanit, folësi i stadiumit ka kujtuar Pibe de oro.
“Nesër do të kishe ditëlindjen dhe do të dëshironim të ishe me ne. Gëzuar ditëlindjen Diego”.
Një fotomontazh i Maradonës duke qëndruar në majë të një mali, përtej reve, u projektua në ekranet gjigante dhe i gjithë stadiumi këndoi për nder të tij.