Napoli dhe Man United synojnë shkëmbimin Osimhen-Hojlund

Napoli dhe Man United synojnë shkëmbimin Osimhen-Hojlund

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i hapur për një marrëveshje shkëmbimi me Manchester United për Victor Osimhen dhe Rasmus Hojlund.

Sulmuesi nigerian aktualisht po luan tek Galatasaray në formë huazimi, por sipas medieve italiane, Napoli pritet ta shes Osimhen në fund të këtij sezoni.

Kontrata aktuale e sulmuesit nigerian përfshin një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh, ndërsa Manchester United është i interesuar ta sjellë atë në Angli këtë verë.

Sipas ‘TMË’, përmbushja e kësaj klauzole mund të jetë e vështirë për United, duke pasur parasysh kufizimet që ka klubi në lidhje me rregullat e Përfitimit dhe Qëndrueshmërisë të Premier League.

Si alternativë, United mund të propozojë një marrëveshje shkëmbimi duke përfshirë Rasmus Hojlund, i cili më parë ka luajtur për Atalantën.

Aurelio De Laurentiis raportohet se është i hapur për këtë mundësi, veçanërisht duke marrë parasysh se kontrata aktuale e danezit te United është brenda kufijve të buxhetit të pagave të Napolit.

Share This