Nagelsmann pas fitores ndaj Hungarisë: Kjo është Gjermania e re
Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, foli për Uefa.com pas fitores 5-0 ndaj Hungarisë në Ligën e Kombeve:
“Mendova se në fillim të ndeshjes, në pesë apo dhjetë minutat e para, ishim pak të ngathët dhe bëmë disa pasime të gabuara. Pas kësaj ne ishim shumë dominues, kishim një kontroll të mirë dhe kishim krijuar shumë raste.
Duhet të kishim shënuar më shumë në pjesën e parë, kështu që duhet të zhvillojmë një instinkt vrasës për të mbyllur sa më shpejt ndeshjet. Skuadra po funksion mirë, ka kimi dhe për sa kohë që është kështu, ne gjithmonë mund të përmirësohemi.
Është normale që të gjithë flasin për katër lojtarët që largohen (Neuer, Gündogan, Kroos dhe Müller), por ne po ecim përpara me një ekip të ri. Ky ishte një fillim i përsosur”, ka thënë mes të tjerash Nagelsmann.