Nagelsmann pas eliminimit: Ne ishim më të mirë

Nagelsmann pas eliminimit: Ne ishim më të mirë

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann beson se skuadra e tij, ishte më e mirë në duel me Spanjën.

Gjermania mbrëmë u eliminua nga EURO 2024 pas humbjes nga Spanja (2-1).

“Ndeshja ishte shumë e hapur në pjesën e parë. Ne ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe nga minuta e 60 e tutje”, tha ai.

Tekniku gjerman është i bindur se Gjermania nuk e ka merituar të eliminohet. Sipas tij, të gjithë lojtarët dhanë gjithçka nga vetja.

“U thashë lojtarëve se nuk e meritojnë të dalin nga gara. Të gjithëve na mungojnë familjet tona, por asnjëri prej nesh nuk donte të largohej. Ishte e qartë se ne dhamë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, ka pohuar Nagelsmann.

Share This