Nagelsmann: Një fillim mbresëlënës, por vetëm hapi i parë
Trajneri i Kombëtares gjermane, Julian Nagelsmann, është shprehur shumë i kënaqur me djemtë e tij pas fitores 5:1 kundër Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024.
“Një rezultat të tillë do ta kisha pranuar pa hezitim”, tha Nagelsmann.
“20 minutat e para ishin mbresëlënëse. Skocët ishin shumë të impresionuar. Ishte një paraqitje shumë e përqendruar. Ne, në stafin teknik, u gëzuam shumë për këtë ndeshje”, shtoi ai.
Nagelsmann veçoi disa lojtarë për performancën e tyre të shkëlqyer: “Jam shumë i lumtur për Jamal-in. Ai luajti në mënyrë të jashtëzakonshme, gjithashtu Ilkay Gündogan dhe Kai Havertz ishin të shkëlqyer. Është e bukur kur mund t’i shpërndajmë meritat tek shumë lojtarë”.
Megjithatë, trajneri gjerman nuk e fsheh faktin se sfidat e vërteta ende nuk kanë ardhur: “Nuk jam një kritik, por djemtë e dinë që, ndonëse ishte një fillim i mirë, ishte vetëm hapi i parë. Ndeshja e ardhshme do të jetë më e vështirë, kundërshtari i radhës (Hungaria) do të jetë më i vështirë”.